Disa smartfonë Samsung Galaxy kanë marrë përditësimin e sigurisë së muajit Mars. Qëllimi kryesor i këtij përditësimi është padyshim siguria e telefonit.
Por sipas SamMobile, përditësimi përmirëson cilësinë e kamerës dhe disa funksione Quick Share. Samsung nuk ka hyrë në detaje por në shënimet e përditësimit thuhet se performanca e kamerës është rritur.
Aktualisht vetëm dy smartfonë kanë marrë përditësimin, Galaxy S21 Ultra dhe Galaxy Z Flip 5G. Presim që së shpejti lista e pajisjeve që marrin këtë përditësim të zgjerohet.
Jo çdo përditësim mujor sjell opsione të reja, por vazhdimisht ka përmirësime dhe rritje e performancës. Së fundit smartfonët flagship janë ata që marrin përditësimet e sigurisë të parët.