Smartfoni Xiaomi që do të sfidojë Samsung Galaxy S22 mund të vijë me një kamër 200-megapiksel, sipas një raporti të fundit.
Edhe pse detajet janë të paktë, ekzistojnë gjasat që Xiaomi do të jetë i pari që përdor sensorin 200-megapiksel ISOCELL HP1 të Samsung. Prezantuar vetëm javën e kaluar, ISOCELL HP1 është sensori i parë i Samsung me teknologjinë ChameleonCell që sipas kompanisë përmirëson ndjeshëm përformancën në dritë të paktë.
Edhe pse sensori 200-megapiksel do të ofrojë rezolucion shumë më të lartë sesa sensori 50-megapiksel ISOCELL GN2 përdorur në Mi 11 Ultra, madhësia e pikselëve 0.64um nuk është aq impresionues.
Është pikërisht madhësia e vogël e këtyre pikselëve që smartfoni i Xiaomit mund të ketë dy sensorë kryesorë. Flagshipi i ardhshëm i kompanisë do të quhet Xiaomi 12 dhe mund të debutojë drejt fundit të vitit ose fillim të vitit 2022.
Në brendësi do të sjellë procesorin e ri, Snapdragon 898.