Nëse jeni i shqetësuar se dikush ju merr celularin për të parë një foto dhe nis të shikojë të gjithë galerinë, atëherë ka një zgjidhje.
Kjo vlen për përdoruesit e iPhone!
Hapni menunë Settings dhe tek Accessibility Settings, bëni aktive Guided Access më pas kërkohet kodi juaj.
Para se dikush të marrë celularin, klikoni 3 herë butonin e çelësit dhe më pas klikoni tek Guided Access.
Në këtë mënyrë kushdo do të shikojë vetëm atë foto që ju dëshironi. Për ta zhbërë veprimin e Guided Access, shtypini 3 herë butoin e çelësit dhe më pas shkruaj kodin. Pra, Guided Access e mban iPhone në një aplikacion të vetëm dhe ju lejon ta kontrolloni celularin tuaj.