Shumica e prodhuesve të telefonave të mençur Android kanë prezantuar telefonat e tyre më të mirë kë të vit.
Një prej atyre që një gjë të tillë akoma nuk e ka bërë është gjiganti japonez Sony.
Megjithatë, një gjë e tillë do të ndodhë shpejtë, pasi kompania ka njoftuar se do ta prezantojë telefonin e saj më të mirë.
Gjigant teknologjik ka bërë të ditur se Sony Xperia 5 V, do të prezantohet të premten më 1 shtator në ora 16:00.
Kjo ngjarje e madhe do të transmetohet përmes kanalit zyrtar të Sony në YouTube.
Madje Sony ka publikuar një “teaser” të shkurtër, ku lavdërohet me kamerat e telefonit që shkrepin fotografi me cilësi të lartë qoftë ditën ashtu dhe natën.
Përveq kësaj, Sony nuk ka dhënë detaje konkrete për këtë pajisje të shumëpërfolur.
Sony Xperia 5 V, me numrin e modelit XQ-DE54, u shfaq në Geekbench.
Aty u zbulua se kjo pajisje do të vihet në funksion nga procesori Qualcomm Snapdragon 8 Gen 2, që do të ketë 8 GB RAM.