Samsung po punon në një telefon “të fortë”, Galaxy XCover 7 do të kushtojë 400 euro

Mobile

Samsung po punon në një telefon “të fortë”, Galaxy XCover 7 do të kushtojë 400 euro

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 23:09
Foto ilustrim

Sipas informacioneve të ndryshme në internet, Samsung është duke punuar në një smartphone të ri në serinë XCover, që do të quhet Galaxy XCover 7.

Modeli vjen në kuadër të linjës së pajisjeve të forta nga kompania, pajisje këto rezistente ndaj kushteve dhe mjediseve të vështira.

Telefoni do të jetë model pasardhës i Galaxy XCover 5, që u lansua në vitin 2021.

Galaxy XCover 7 do të ketë një ekran 6.6 inç dhe do të vijë me 6 GB RAM (shpejtësi hapësirë), dhe me 128 hapësirë ruajtjeje; telefoni do të kushtojë 400 euro.

Informacionet na tregojnë se Galaxy XCover 7 do të ketë një ekran shumë më të madh se Galaxy XCover 5 dhe do të kushtojë më tepër se modeli paradhës i cili ishte 299 euro.

Duke qenë se është telefon “i fortë”, modeli pritet të ketë një vlerësim IP68 për rezistencën ndaj pluhurit dhe ujit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat