Një ndryshim i ri në Android 15 sugjeron që telefonat do të kenë ekrane më inteligjentë.
Edhe pse ishte lënë të kuptohet më herët, Android 15 Beta 3 tani shton një opsion “Adaptive timeout” në Display Settings të Pixel.
Butoni për të aktivizuar opsionin e ri do të lejojë të kapërcehen aftësitë e kontrolleve aktuale “Screen timeout”, të cilat mund të vendosen nga 15 sekonda në 30 minuta.
Në versionin Android 15 Beta 3, është e pranishme “Adaptive timeout” e përmendur, e cila automatikisht fik ekranin nëse përdoruesi nuk është duke përdorur pajisjen e tij.
Nuk dihet se si do të përcaktohet kjo, por funksioni mund të përdorë disa zgjidhje harduerike si kamera e përparme dhe sensori i afërsisë, për të përcaktuar nëse telefoni është në përdorim dhe në bazë të kontekstit do ta mbajë ekranin të kyçur ose të shkyçur.
Aktualisht ky opsion është në fazën e testimit, megjithëse mediat e huaja theksojnë se nuk funksionon gjithmonë.
Në videon shoqëruese, mund të kontrolloni se cilat veçori të tjera janë në dispozicion për Android 15.