Prezantohet telefoni “Barbie”

Mobile

Prezantohet telefoni “Barbie”

Më: 28 gusht 2024 Në ora: 12:12
Telefoni Barbie

Pas muajsh paralajmërimesh, HMD më në fund prezantoi telefonin e saj Barbie.

Sipas mediave të huaja pajisja është pak a shumë një Nokia 2660 Flip i glamifikuar.

Megjithatë, ajo përmban disa ndryshime softuerike si dhe një ndryshim të madh stili.

Image
Telefoni Barbie

 

Siç do të prisnit nga bashkëpunimi i Mattel, roza luan një “rol të madh”.

Telefoni vjen me një bateri 1,450 mAh, një kabllo USB-C rozë, një leckë lustrimi me ngjyra dhe disa aksesorë të tjerë.

Ai është i pajisur me një çip Unisoc T107 me 64 MB RAM dhe 128 MB hapësirë ruajtëse e cila mund të zgjerohet deri në 32 GB përmes “folesë” së kartës microSD. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat