Samsung Galaxy S25 Ultra do të jetë telefoni më i hollë premium

Mobile

Samsung Galaxy S25 Ultra do të jetë telefoni më i hollë premium

Më: 1 shtator 2024 Në ora: 14:02
Foto ilustrim

Galaxy S25 Ultra i Samsung mund të jetë më i hollë se iPhone 16 Pro Max dhe Pixel 9 Pro XL, por edhe se të gjitha modelet e ardhshme Ultra.

Prej disa kohësh, ka raportime se Galaxy S25 Ultra do të ketë një formë të ndryshme nga paraardhësi i tij, me skaje më të rrumbullakosura për ta bërë atë më të rehatshëm për t’u mbajtur në dorë.

Tani thashethemet sugjerojnë se ky telefon premium do të jetë edhe më i hollë dhe më i lehtë se modelet iPhone 16 Pro Max dhe Pixel 9 Pro XL.

Për krahasim, Galaxy S24 Ultra është 8.6 milimetra i hollë dhe peshon 232 gram. Pixel 9 Pro XL i prezantuar së fundmi është 8,5 mm i trashë dhe peshon 221 g.

Apple do të prezantojë iPhone 16 Pro Max më 9 shtator, kështu që atëherë do të dihet nëse S25 Ultra do të jetë më harmonik se ai model.

Gjithsesi, Ice Universe thotë se Galaxy S25 Ultra do të jetë 8.4 milimetra i trashë dhe do të peshojë 220 gram ose më pak.

Për më tepër, burimi pohon se S25 Ultra do të jetë telefoni më i hollë nga të gjithë që pritet në periudhën e ardhshme.

Midis tyre janë Oppo Find X8 Ultra, Xiaomi 15 Ultra dhe vivo X200 Ultra, të cilat priten të prezantohen gjatë dy muajve të ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat