Apple ka konfirmuar se të katër modelet e iPhone 16 të ardhshëm do të vijnë të pajisura me 8 GB RAM.
Kjo shënon një përmirësim të rëndësishëm, veçanërisht për modelet standarde të iPhone 16, të cilat më parë kishin 6 GB RAM.
Arsyeja kryesore pas kësaj ngritjeje RAM është Apple Intelligence, grupi i veçorive të AI të kompanisë, shkruajnë mediat e huaja.
Në rastin e Apple Intelligence, të dhënat treguan nevojën për 8 GB RAM për të siguruar performancë optimale.
Ndërsa Apple Intelligence ishte shtytësi kryesor pas përmirësimit të RAM-it, nga memoria shtesë do të përfitojnë edhe lojërat e nivelit të lartë.
Ndryshe, vendimi i Apple për të pajisur të gjithë linjën e iPhone 16 me 8 GB RAM është shumë në kohë duke marrë parasysh se si AI është bërë një pjesë e madhe e lëshimeve të telefonave inteligjentë kohët e fundit.