Një video e vitit 1976 është sërish hit në rrjetet sociale.
Bëhet fjalë për një video nga emisioni për fëmijë “Blue Peter” i BBC, dhe konkretisht në këtë pjesë tregohet se si është imagjinuar në atë kohë “telefoni mobil”.
Peter Purves e demonstroi këtë teknologji duke dalë nga studio dhe duke treguar se si funksionon e gjitha.
Ai nxori telefonin e tij, fillimisht shtypi zeron, më pas thirri numrin në të cilin iu përgjigj shoku i tij në studio, John Noakes.
Ata treguan gjithashtu se telefoni mund të pranojë “madje” thirrje.
“Unë mendoj se kemi vërtetuar se shpikja funksionon vërtet, por duhet të pranoj që dukeni pak konfuz sepse telefoni funksionon dhe nuk ka kabllo.
Përgjigja është se duhet të ketë një transmetues sinjali të veçantë diku”, i tha Piter kolegut të tij.