Samsung ka njoftuar se do të fillojë të ofrojë mbështetje për standardin e ri të çelësave dixhital Aliro që do të lejojë përdorimin e telefonave Galaxy si çelësa inteligjentë të kyçjes.
Kompania synon të sjellë funksionin e çelësit inteligjent në telefonat e saj si një shërbim Digital Home Key brenda sferës së aplikacionit të saj Samsung Wallet.
Pronarët e telefonave Galaxy do të jenë në gjendje të zhbllokojnë dyert inteligjente me to, shkruajnë mediat e huaja.
Telefonat Galaxy do të kenë qasje në veçorinë Digital Home Key vetëm vitin e ardhshëm.
Kjo për shkak të faktit të thjeshtë se specifikimet e standardit priten të finalizohen dhe të futen në bllokimet inteligjente që i mbështesin ato në vitin 2025.