Në letër “bishë”, por në praktikë krejt tjetër - Xiaomi nuk mund të manovrojë në pistë për shkak të frenave të dobët

Mobile

Në letër “bishë”, por në praktikë krejt tjetër - Xiaomi nuk mund të manovrojë në pistë për shkak të frenave të dobët

Më: 26 nëntor 2024 Në ora: 10:12
Xiaomi SU7

Prodhuesit kinezë po japin informacione për veturat e tyre elektrike me performancë të mahnitshme.

Të gjithë e lavdërojnë automjetin e tyre, por vetëm testet reale mund të zbulojnë se sa të mira janë në të vërtetë këto vetura.

Kështu u zbulua problemi me veturën elektrike Xiaomi SU7, e cila në letër ka 663 kuaj fuqi dhe përshpejton nga 0 në 100 km/h për 2.8 sekonda.

Megjithatë, Xiaomi duket se ka kursyer në frenat. Rezulton se Xiaomi SU7 Max, i cili peshon rreth 2 mijë kilogramë, ka pllaka të dobëta frenash, për dallim për shembull nga SUV-i familjar Honda CR-V.

Nga ana tjetër, Porsche Taycan Turbo GT konkurrent ka disqe dukshëm më të mëdhenj dhe frena cilësor.

Janë shfaqur edhe video nga pistat e garave që tregojnë përplasje me SU7 Max, gjoja për shkak të frenave joadekuate.

Në një video, influencuesi kinez po ngiste në qarkun Tianma të Shangait dhe po i afrohej një kthese në të majtë, kur frenat dështuan dhe vetura u përplas me një mur të mbuluar me goma.

Pas vetëm pesë xhirosh në pistë, frenat u mbinxehën dhe pllakat relativisht të vogla të frenave ishin konsumuar plotësisht.

Një tjetër influencues kishte një problem të ngjashëm – ai goditi një gardh dhe këtë herë as airbag-ët nuk u hapën. Xiaomi pranon se frenat nuk janë të destinuara për ngasje në pista garash. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat