Simfonia virtuale, nën dirigjimin e Gustavo Dudamel pritet të nisë një tur botëror. Synimi i këtij projekti është frymëzimi i të rinjve me muzikën klasike dhe “shërimi” i shpirtit njërëzor në këtë periudhë pandemie.
Simfonia virtuale, një projekt i dirigjentit venezuelian Gustavo Dudamel pritet të nisë një tur botëror, pas premierës së zhvilluar në Madrid.
Qëllimi i dirigjentit është që të frymëzojë të rinjtë me muzikën klasike.
“Muzika ka një rol thelbësor në shërimin e shpirtit të njerëzimit, i cili është kaq i tronditur në këtë kohë pandemie dhe kufizimesh të tjera që na ndajnë,” -tha ai në një intervistë për BBC.
Dudamel dëshiron që Simfopnia të jetë tingulli i një bote me ide të ndryshme që harmonizohen së bashku.
“Muzika është një gjuhë pa fjalë: i vjen secilit prej nesh në një mënyrë unike dhe megjithatë na bashkon edhe pse e vlerësojmë në mënyra të ndryshme. Për mua ky është një simbol i bukur për këto kohë – ne mund ta përqafojmë njëri-tjetrin përmes muzikës “- thotë dirigjenti.
I prezantuar në muzikë përmes “El Sistema”, një rrjet orkestrash rinore në Venezuelë me një dimension të fortë të komunitetit, ai ka shfrytëzuar karrierën e tij për të zhvilluar projekte që synojnë frymëzimin dhe bashkimin e fëmijëve dhe të rinjve në dhjetëra vende të botës.
Fondacioni Gustavo Dudamel, të cilin ai drejton me gruan e tij, aktoren Spanjolle María Valverde, ka punuar me fëmijë të margjinalizuar nga Suedia dhe Venezuela, duke krijuar “ura” sociale përmes takimeve midis muzikantëve të rinj.