Muzikanti i njohur Armando Manzanero, ka vdekur në moshën 85 vjeçare.
Lajmi për vdekjen e tij u konfirmua nga Sociedad de Autores y Compositores de Mexico (Shoqëria e Autorëve dhe Kompozitorëve të Meksikës), në të cilën artisti shërbeu si president.
“E gjithë bota është në zi. Mjeshtri i madh është larguar nga kjo jetë”, ka thënë organizata në një deklaratë të bërë në Twitter.
“Ai ishte një nga artistët më të mirë të kohë, kreatori i muzikës më të mirë në botë”.
Shoqata po ashtu premtoi se do mbahet mend për kontributin e dhënë përgjatë viteve dhe karrierën e bujshme profesionale.
“Shihemi së shpejti, vëlla i dashur”, përfundon deklarata.
Sipas Billboard, mediat e shumta raportuan se shkaku i vdekjes së Manzanero ishte infektimi me coronavirus. I njëjti u raportua se rezultoi pozitiv me COVID-19 më 17 dhjetor.
Armando njihet më shumë për hitet: “Contigo Aprendí”, “Adoro” dhe “Esta Tarde Vi Llover”.