"Faleminderit familja Rugova që ma dhatë mundësinë me incizue dhe me promovue në ambientet e Rezidencës
Këngën " Oj Legjendë kombëtare Ibrahim Rugova"- kështu ishte statusi i artistit të njohur Bekim Ibrahimi teksa na solli këtë këngë dedikuar presidentit historik.
"Oj legjendë kombëtare Ibrahim Rugova", kështu quhet kënga që ka ardhur javë më dhe me videoklip nga ky artist i njohur e ku teksti është shkruar nga vetë ai, muzika Naim Gjoshi, master Hamit Skilja e video nga Art Fabe.
Kënga dedikuese është mjaft e bukur përshtatur me tekst dhe pamje figurës së madhe të Dr. Rugovës e kënduar mjaft mjeshtërisht nga Bekimi.
Artisti e kishte menduar kohë më parë dhe e kishte në merak dhe në zemër një këngë kushtuar Presidentit e ndërsa ka marrë si projekt mjaft komente pozitive.BS