Ka vdekur në moshën 88-vjeçare kantautori Lloyd Price, një yll i hershëm i zhanrit të muzikës “rock ‘n rol”, raporton agjencia AP.
Në mesin e hiteve të tij janë “Lawdy Miss Clawdy”, “Personality” dhe “Stagger Lee”.
Price vdiq pas një sëmundje të gjatë, si pasojë e komplikimeve nga diabeti, ka njoftuar bashkëshortja e tij Jacqueline Price.
Lloyd Price ishte futur në vitin 1998 në Hollin e të Famshmëve të “Rock and Rollit”.