Kori Siparantum më 16 tetor do të udhëtojë për në Kroaci, ku do të jetë pjesë e garës ndërkombëtare të muzikës korale XII. International Choir Competition “The Golen Lime of Tuhelj”.
Siparantum do të përfaqëson Republikën e Kosovës për herë të parë në këtë festival.
Përpos shtetit tonë, në këtë festival garues do të jenë edhe kore nga Kroacia, Sllovenia dhe Bosnja.
Kori Siparantum do të paraqitet me vepra të kompozitorëve shqiptarë dhe botëror.