41 shtete do të konkurrojnë në “Eurovision Song Contest 2022”, njoftoi të mërkurën Unioni Evropian i Transmetuesve.
Konkursi i 66-të do të mbahet në arenën PalaOlimpico në Torino më 10, 12 dhe 14 maj.
39 vendet që morën pjesë në konkursin 2021 rikthehen sërish, ku është shtuar Mali i Zi dhe Armenia.
“Ne jemi aq të ngazëllyer që kemi edhe një herë mbi 40 transmetues që konkurrojnë për të fituar trofeun ikonik të Eurovision,” tha mbikëqyrësi ekzekutiv i konkursit Martin Osterdahl.
“Eurovision Song Contest do të ofrojë emocionin dhe spektaklin e e avancuar të artit që pritet nga afro 200 milionë shikues.”
EBU tha se 36 vende do të konkurrojnë në dy gjysmëfinale, 10 nga secila që do të bashkohen me të ashtuquajturit ‘Pesë Mbështetësit kryesorë financiarë’ – Britania, Franca, Gjermania, Italia dhe Spanja – dhe Italia në finalen e 14 Majit.