Lule Elezi mban koncert solistik në Vjenë

Muzikë

Lule Elezi mban koncert solistik në Vjenë

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 23:31
Lule Elezi mban koncert solistik në Vjenë

Pianistja e njohur nga Kosova Lule Elezi është prezantuar me një koncert solistik në Vjenë të Austrisë.

Para një audience të përzgjedhur dhe të organizuar nga Shoqata Ndërkombëtare “Chopin” në Vjenë, Elezi është prezantuar me koncertin e saj në “Palais Hanse” , e cila ka interpretuar veprat e Chopin, Rauf Dhomit dhe Ludwig van Beethoven.

Ajo me këtë rast bëri edhe promovimin e albumit të saj me vepra të Ludwig van Beethoven dhe Frédérik Chopin.

Koncerti është organizuar edhe me mbështetje të Ambasadës së Kosovës në Austri, të cilët edhe organizuan një pritje për mysafirët.

Lule Elezi është profesoreshë e pianos në Universitetin e Prishtinës. Ajo shfaqet si soliste, shoqëruese e pianos dhe në ansambël.

E njohur për lojën e saj të fuqishme dhe delikate (FDE Record House - Luksemburg), e cilësuar si virtuoze në interpretim (Momag - Austri), e vlerësuar për interpretimin e saj të ndjeshëm të krijimtarisë së kompozitorit Frédéric Chopin, Lule Elezi arriti njohje ndërkombëtare në një kohë shumë të shkurtër, me koncerte në Evropë, SHBA dhe Azi me vepra nga periudha klasike dhe romantike.

Nga aktiviteti i gjallë i koncerteve të Elezit veçojmë koncerte si soliste piano me Orkestrën Simfonike të RTSH në Tiranë, koncerte solo në Vjenë dhe në Festivalin Ndërkombëtar të Chopin, koncerte solo në Kolegjin Mbretëror të Muzikës në Stokholm, Frankfurt, Hamburg, Storkow, Potsdam, Berlin, Wuhan Kinë, Nju Jork, Shën Petersburg Rusi dhe Tokio.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat