​Orkestra e Filharmonisë së Kosovës interpreton "Katër stinët" e Vivaldit të rishkruar me të dhëna klimatike

Muzikë

​Orkestra e Filharmonisë së Kosovës interpreton "Katër stinët" e Vivaldit të rishkruar me të dhëna klimatike

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 12:58
Foto ilustrim

Orkestra e Filharmonisë së Kosovës iu bashkua thirrjes së UNDP-së për veprim klimatik duke performuar rishkrimin e veprës katër stinët të vivaldit si thirrje ndërgjegjësimi për krizën klimatike dhe frymëzim për aktivizim. 

Koncerti do të mbahet sonte në sallën e kuqe të Qendrës së Rinisë dhe Sporteve, duke filluar nga ora 19:00.

E titulluar "For Seasons” (Për stinët), partitura muzikore u krijua nga muzikantët e NDR Elbphilharmonie në Hamburg, inxhinierë zëri, zhvillues softuerësh dhe aranzhues muzikorë. Të dhënat klimatike që datojnë që nga viti 1725 u përdorën për të ndërtuar një algoritëm i cili më pas u shfrytëzua në "Katër stinët" e Antonio Vivaldit. Kjo vepër përfaqëson pothuajse 300 vjet të emetimeve globale të dioksidit të karbonit (CO2). Sa më e lartë të jetë vlera e CO2, aq më e gjatë është vlera e notave muzikore. Ndryshimet në stinët e shkaktuara nga ndryshimet klimatike të performuara nga orkestra vështirë harrohen. "Për stinët" është një vepër që të bën të mendosh pasi nuk ka dallim mes Pranverës dhe Verës, këngët e bukura të zogjve janë lënë plotësisht jashtë dhe notat nxjerrin në pah një dimër të fortë dhe të dhunshëm.

Pjesa fillimisht u krijua dhe u performua nga aranzhues muzikorë të udhëhequr nga NDR Elbphilharmonie në Hamburg, së bashku me zhvillues të programeve kompjuterike dhe inxhinierë zëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat