Këngëtari i njohur Luan Hajra u lind më 31 korrik të vitit 1949 në qytetin e Mitrovicës.
Ai filloi të merrej me muzikë qysh në moshën 12 vjeçare.
Karrierën e filloi në Mitrovicë, asokohe me orkestrën “Sali Curri”.
Në vitin 1980, Luan Hajra e kishte publikuar albumin “Nga Repertuari i Luan Hajres”.
Hajra njihet për interpretimin e këngës së njohur “Rroka mandolinën”, e cila vazhdon të dëgjohet e këndohet edhe sot.
Disa nga këngët e tjera të Luan Hajrës:
“Kallma cigaren”
“A s’ma falë”
“Je e bukur”
“Tuj shetit”
“Jasemin moj të vjen era”
“Qaj gitara ime”
“Ku po shkon moj gocë e vogël”
“Oda me tavan”
“O zambaku i bardhë”
“Isha vetëm tuj mendu”
“Te dugaja e re”
“Nëpër shtyllat e telefonit” etj.