Labeli më i madh muzikor në botë tërhiqet nga Rusia

Muzikë

Labeli më i madh muzikor në botë tërhiqet nga Rusia

Më: 8 mars 2022 Në ora: 23:54
Universal Music

Labeli më i madh muzikor në botë, Universal Music, po pushon përkohësisht veprimtarinë në Rusi për shkak të luftës në Ukrainë. 

Aty do të mbylleshin të gjitha zyrat, njoftoi kompania diskografike, raporton Billboard.

Masa, e njoftuar të martën (8 mars), vjen pasi pushtimi rus i Ukrainës hyn në ditën e tij të 13-të.

Gjatë dy javëve të fundit, mbi 200 kompani shumëkombëshe kanë bojkotuar tregun rus në shenjë proteste ndaj veprimit të saj ushtarak në Ukrainë.

Disa nga këto firma përfshijnë Mastercard, Visa, Apple, Ikea dhe Samsung.

Korporatat duke përfshirë Coca Cola dhe McDonalds gjithashtu njoftuan sot se do të pezullojnë operacionet e tyre në Rusi.

Në industrinë e muzikës dhe argëtimit, Live Nation  njoftoi se nuk do të bëjë biznes në/me Rusinë, ndërsa Netflix ka tërhequr shërbimin e tij .

TikTok gjithashtu ka zvogëluar platformën e tij në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat