Italia duhet të ndryshojë këngën në “Eurovision”, kjo është arsyeja

Muzikë

Italia duhet të ndryshojë këngën në “Eurovision”, kjo është arsyeja

Më: 15 mars 2022 Në ora: 20:12
Mahmood dhe Blanco

Mahmood dhe Blanco, artistët italianë janë të detyruar të modifikojnë këngën e tyre për të marrë pjesë në “Eurovision Song Contest”. Kënga “Brividi” do të duhet të shkurtohet deri në tre minuta për shkak të rregullave të spektaklit evropian.

Versioni aktual i këngës është 3 minuta dhe 21 sekonda.

“Ka një problem teknik për Eurovision sepse kënga është e gjatë. Ne u munduam ta shkurtojmë në çdo mënyrë, por nuk ja dolëm.

Por rregulli është strikt dhe nuk bëhen përjashtime. Po bëjmë të pamundurën bashkë me stafin që të heqim 30 sekonda, megjithëse janë shumë për një këngë.

Ndaj ‘Brividi’ do vijë në një version tjetër, ndryshe nga ai i festivalit, por premtojmë që do jetë njësoj i bukur. Prandaj do të jetë një version ndryshe nga ai i Festivalit, por ju premtojmë se do të jetë gjithsesi e bukur”, u shpreh Mahmood në një intervistë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat