Kisha vite pa e takuar, mund të themi rreth 4 vite.Kur ishte në Shqipëri takoheshim rregullisht. Frederik Ndocin ose Rikun, siç e thërrasin njerëzit më të afërt të tij, por tashmë edhe publiku, është një nga këngëtarët më të dashur e më jetëgjatë brenda suksesit, në skenat shqiptare. me një diplomë për veglën frymore të oboes në shkollën artistike “Preng Jakova” në Shkodër e me një përmbyllje të studimeve në Institutin e Lartë të Arteve si aktor. Frederik Ndoci e ndau rininë e tij mes dashurisë për këngën dhe filmin.Shkodrani simpatik shkëlqeu në të dyja zhanret e artit. Me dhjetëra çmime kombëtare e ndërkombëtare, shumë albume dhe hit-e, Frederiku ka gjithmonë diçka për të më rrëfyer për jetën e tij, që i ngjan aq shumë një filmi.I lumtur në çift me artisten Alisa Baraku dhe baba i përkushtuar, Frederik Ndoci është një nga zërat më brilantë të muzikës tonë.
Ja rrëfimi i plotë:
-Kohë pa u takuar dhe më duket se kemi dekada. Pas sa vitesh kthehet në atdhe Riku?
-Qesh) Kam ardhur këtu pas 4 vjet e 2 muajsh.Kësaj radhe kam ardhur për një vlerësim.Pra nuk erdha rastësisht pasi tashmë në Amerikë kam gjithë familjen.
-Po kënga në këtë situatë të rëndë pandemie çfarë vendi ka zënë te Riku?
Këto vite kam bërë shumë këngë, por pak kam regjistruar. Situata na ka penguar, por unë kam punuar me po atë ritëm.. Gjatë pandemisë(un nuk i besoj) kam punuar më shumë pasi nuk i besoj dhe jam “no vax”. Nuk kam bërë testin, as maskë, sepse jetoj në shtetin më konservatortë USA në qytetin e bukur mistik tëFlorida.Aty askush nuk të detyron dhe nuk të imponon.Ai është qytet, që nuk ka komunizëm apo globalizëm.Qytet konservator i veçantë dhe plot dinjitet që rezaton madhështi.
-Pra edhe në këto situata keni qenë po aq në lëvizje sa më parë?
Sigurisht.Nuk e mendoj veten pa lëvizje, pa art.Aty gjej çdo gjë.Në këto vite kam bërë me qindra koncerte në sheshe dhe në salla të mëdha, kam qenënë dasma e në gëzime familjare.
-Po arritja më e madhe në këto vite në SHBA?
Kam hapur Frederik Akademia e Arteve dhe muzikës në Clearëater.Është një nismë që kisha vite që e mendoja dhe e kemi diskutuar dhe më parë bashkë.Një nga drejtueset e Akademisëështë Alisa bashkëshortja ime, e cila ka vision në arte.Qysh në fillim pata shumëkërkesa.Besoj se kemi ecur në rrugën e duhur.M’u desh të shkëputesha në kulmin e punës pasi më njoftuan për të më akorduar njëçmim pas titullit Mjeshtër i Madh që e kam marrë para 6-7 vjetësh.
-Si t’u duk Tirana pas 4 vitesh?
Ka ndryshime, por më shumë shikoj çmime të larta dhe njerëz të varfër.Nuk e di si përballohet jeta këtu.Kur pashë këto probleme, kur pashë këto çmime të larta, kur pashë se nuk vlerësohej i dituri emigrova për herë të dytë në Amerikë. Ju e meritoni këtë qeverisje ndërsa unëjo…
Një jetë në skenë në Shqipëri, Itali, SHBA etj. Por kur ka filluar Riku të këndojë?
Që në vegjëli ka nisur pasioni im për këngën.Këndoja në shkollë dhe këndoja në grupe të ndryshme.Në shtëpi kënga ishte pjesë e jetës së përditshme.Nuk konceptohej jeta jonë familjare pa këngë e pa art. Ishte viti 1972 kur fillova të këndoj seriozisht dhe konkretisht, në atë kohë këndoja këngë të repertorit. Këngët i këndoja me të rriturit në koncerte variete.Këto koncerte asokohe i organizonte Klubi i Rinisë “Heronjtë e Vigut”.Njëkohësisht kisha ëndërrime të isha pjesë e filmave.Më tërhiqte magjia e filmit, ekrani, aktorët.Si rrjedhojë në viti 1973 fitoj kinoprovën e rolit kryesor në filmin “Nga mesi i errësirës”.Regjisori më tha fitove.Sa u gëzova. Po realizoja një ëndërr të madhe.Por kur nuk e prisja gëzimi m’u pre në buzë, rolin ma refuzuan pasi kisha cen në biografi.Këto gjëra sot as nuk i mendojnë të rinjtë. T’ua tregosh habiten se çfarë ishte ky cen në biografi. O zot na ruaj! Sa jam prekur, pasi isha vetëm 15 vjeç dhe kisha shumë ëndrra për jetën, - deklaroi ai.
Po tjetër kur e ke parë veten keq me këtë cen në biografi?
Gjithmonë më ka ndjekur kjo gjë.Por u ndjeva sërish keq kur u bëra pjesë e grupit “Na bashkoi kënga popullore”.Për çudi, si Dekani i Akademisë së Arteve edhe sekretari i partisë më bënë presion të mos isha pjesë e këtij grupi.Por unë s’mund të tërhiqesha, ai grup po bënte epope.E pagova shtrenjtë, më rrëzuan në provim, madje dhe në vjeshtë. Po me grupin në vitin 1979 pata zhgënjimin tjetër të madh pasi në kohën kur ai do dilte jashtë shtetit për koncerte, mua më hoqën të drejtën të shkoja me ta dhe pse ishim të gjithë shokë të mirë.
Peripeci të panumërta, por kush është zhgënjimi më i madh?
Eh s’mund ta besoni. Një ditë të bukur kur as e mendoja, më dënuan penalisht me nenin nr.55, për agjitacion dhe propagandë.Ku e bëja unë agjitacionin?S’e besoja kurrë këtë rreng. Me këtë nen më pezulluan aktivitetin tim artistik me vendim të Presidiumit Popullor. O zot s’e besoja! S’dija si ta përballoja situatën.Kudo rrengje, kudo pengesa.
Po si erdhi dhe nga kush erdhi ky vendim apo kjo akuzë?
Letrat anonime.Letrat poshtë derës.Letrat që morën në qafë shumë njerëz. Ah, ky dënim erdhi se akuzohesha nga një letër anonime, ku unë Frederiku isha bashkëpunëtor i Vatikanit, KGB-së, CIA-s? O zot, as i kisha dëgjuar mirë këto emërtime se unë merresha me art. Ku kisha unë lidhje me spiunazhin?! Madje kisha alergji nga Sigurimi.Shmangesha nga takimet me ta.
Po në Shkodër a të përndiqnin, si reagonin levat e partisë?
Peripecitë e mia nuk kishin të sosur. Në vitin 1984 punoja në Estradën e Shkodrës dhe njëherë mora pjesë si aktor në filmin “Fundi i një gjakmarrjeje” dhe nuk mora leje nga estrada. E pësova edhe në atë rast, më dënuan me 6 muaj punë në tulla. Por më e forta ishte kur desh me futën prapë në burg, në vitin 1987.
Pse?
Eh pse. Kur e shikonin që unë isha një tjetër prerje donin të më bënin për vete.Pra donin të më bënin komunist. Aha, unë komunist? Kurrsesi.As bëhej fjalë të bëhesha komunist.Nuk më lidhte asgjë.Por këto probleme vazhduan edhe me motrat e mia Ritën dhe Julin.Në vitin 1989 Julit desh i hoqën këngën “Tok e Diellit”.Pastaj probleme kam pasur në Festivale për flokët dhe sjelljen.
Nga aktivitetet pas përmbysjes së komunizmit apo koncerte kë do të veçosh?
Këngët e shekullit më kanë impresionuar. Kur do fillonte regjistrimi po bëhesha gati për një turne në Australi, si gjithmonë në aktivitet. Në këtë kohë më merr në telefon Pandi Laço dhe më thotë që të merrja pjesë në Këngët Popullore Qytetare të Shekullit.E pyeta gjerë dhe gjatë dhe mendova se unë mund të sillja më së miri këngët qytetare dhe sidomos këngët shkodrane, të lëna në harresë.Shkodra shquhet për këngët qytetare, për muzikë. Doja t’i bëja një dhuratë qytetit tim. Dhe pse ishte një përgjegjësi e plotë të risillja të freskët në mijëvjeçarin e ri ato perla që talentet e Shkodrës i shkruan shekuj më parë Duhej që të sillje artisten e madhe Marie Kraja që dhe sot zor se mund të gjesh një të dytë.
Disa herë keni kundërshtuar juritë e Festivaleve në RTSH, pse?
Jo gjithmonë kanë qenë objektiv, kam pasur rezervat e mia.Niveli i gjykimit gjithmonë duhet të jetë më profesional. Organizatorët duhet të jenë më konkretë dhe hulumtues në gjurmët e Festivaleve pasi nuk është e drejtë që disa artistë të mëdhenj shqiptarë po e braktisin këtë skenë që na ka pagëzuar që në hapat e para të artit tonë
Sot ka shumë këngëtarë dhe këngëtare, nuk duken shumë për një popull të vogël?
Po kush tha se janë të gjithë këngëtarë apo këngëtare? Ka edhe pseudo.Arti diku shkëlqen, por ka edhe pjesët e errëta, por unë mendoj se më shumë peshon ana e errët.Them se prurjet e turmës nuk mund të jenë të përkryera dhe këtu nuk i duhet vënë faj vetëm debutuesit, por në radhë të parë, krijuesve që ua besojnë këngët e tyre këngëtarëve të paformuar.Një problem i madh në botë është se muzikën e prishin të parët kantautorët me disnivel, të cilët mendojnë se me një këngë të dëgjuar nga fqinji mund të bëjnë emër të madh kudo në skena të magjishme.Kjo është fatkeqësi pasi bota sot është shumë e pamëshirshme në lirinë e artit të rrugës.Këtu mund të bëj të vetmen vlerësim për diktaturën komuniste që për muzikën nuk toleronte fijen e flokut të ushtrohej nga injorantët apo njerëzit e rrugës.Muzika ka kërkesa, ka shumë shumë përgjegjësi individuale, kolektive dhe shtetërore.Arti përfaqëson kombin, përfaqëson shtetin.
Kemi bërë shumë intervista bashkë, por asnjëherë nuk kemi folur për sukseset e bashkëshortes tuaj Alisa Braku, si do i përcillje arritjet e saj?
Alisa punon me nivel, por pa zhurmë.Tani është drejtuese e Akademisë.Njeri që bën punë të madhe dhe zhurmë të vogël. Por Alisa mbetet një artiste e vërtetë me një sërë suksesesh në jetën e saj që nga koha kur ishte pranë presidencës tone, por dhe në 1997 kur shkoi drejt Prishtinës në presidencë si artiste për presidentin Ibrahim Rugova në filarmoninë e Kosovës si dhe pedagoge atje. Sukseset e saj si këngëtare lirike e titujt si pedagoge në Shqipëri kanë qenë mjaft impresionuese.Ajo në Shqipëri ishte një pedagoge e shkëlqyer. Për këtë jam i sigurt që nuk ka pranuar kurrë asnjë lek nga studentët e saj, dhe që çdo vit 15 studentë kanë dalë nga dora dhe puna e saj ndjekin studimet e larta në akademi ose nëpër akademitë e botës si Norvegji, SHBA, Rumani, Itali e tjerë… dhe që rrit fëmijët tanë. Kur në liceun artistik J. Misja ishin mbi 20 pedagogë kantoje dhe në akademi pranohen çdo vit 4-5 këngëtarë klasikë, pra Alisa ose gruaja e fundit dhe e vërtetë e Rri+ik, Ndocit, ka qenë kombinat prodhimi cilësor nxënësish dhe studentësh kantoje.