Ministria e Kulturës ka njoftuar në sot pasdite do të bëhet promovimi i dokumentarit “Okarina e Runikut” për nder të një vjetorit të vdekjes së Shaqir Hotit, kantautor, instrumentist dhe krijues i instrumenteve muzikore.
Sipas njoftimit, promovimi bëhet në Kino Armata, prej orës 16:00.
Shaqir Hoti ishte i lindur më 1936, në fshatin Rogovë të Hasit. Që në moshën 6-vjeçare luajti me instrumentet aerofone si fyej, kavalle, bishtnica, pipëza e të tjera.
Shkollën fillore e kreu në vendlindje e të mesmen e muzikës në Prizren, në flaut.