Dirigjenti i famshëm ukrainas, u likuidua në shtëpinë e tij!

Muzikë

Dirigjenti i famshëm ukrainas, u likuidua në shtëpinë e tij!

Nga: Hamdi Rafuna Më: 20 tetor 2022 Në ora: 15:28
Yuri Kerpatenko

Jurij Kerpatenko ishte dirigjenti kryesor i Teatrit të Muzikës dhe Dramës Mykola Kulish nga viti 2004 deri në vdekjen e tij. Njëherit ishte dirigjenti kryesor i Orkestrës së Dhomës Gileya të Filarmonisë Rajonale Kherson, nga viti 2000 deri në 2022.

Tani emri i Yuri Kerpatenko do të shtohet në listën e artistëve të vrarë në Ukrainë.

Unë besoj gjithnjë e më shumë se, dëshira e Rusisë për të pushtua territoret ukrainase, shoqërohet ngushtë me zhdukjen e identitetin ukrainas dhe kulturës ukrainase.

Kështu thotë romancieri Andrej Kurkov pas vdekjes së dirigjentit, (sipas The Guardian).

Në fillim të tetorit, pushtuesit rusë donin të shënonin se, Khersoni ishte në duart e Rusisë dhe se forcat ruse kishin krijuar "një ekzistencë paqësore për banorët e qytetit". Kryedirigjenti i Orkestrës së Dhomës Gileya nuk u pajtua me këtë program, ai nuk shihte asnjë arsye për të festuar pushtimin e përgjakshëm rus, prandaj edhe nuk pranoi të kontribuonte me eksperiencën e tij artistike. Vrasja e figurave kulturore, pastrimi i bibliotekave, ndalimi i gjuhëve kombëtare, është strategjia e Putinit, shkruan shkrimtari ukrainas Oleksander Mykhed në një koment pas vrasjes së artistit!

Në kohën e para vrasjes, familja e ngushtë i humbi kontaktet me Jurij Kerpatenko.

Më në fund u erdhi lajmi i frikshëm: babai ishte ekzekutuar në shtëpinë e tij.

Ministria e Kulturës e Ukrainës, konfirmoi vrasjen e Kerpatenkos më 13 tetor, andaj edhe përcuallën ngushllimet te familja!

Ky koncert ishte një synim i pushtuesit për të demonstruar të ashtuquajturin “përmirësim të jetës paqësore në Kherson”!

Por dirigjenti i orkestrës refuzoi kategorikisht të bashkëpunonte me pushtuesit, shkruan ministria, sipas Sky News.

Detyrimi politik i artistëve "na ndiqni ose vdisni"!

Kerpatenko thuhet se ka postuar disa postime në rrjetet sociale ku distancohet nga pushtimi rus.

Tani po vijnë deklarata mbështetjeje edhe nga muzikantë dhe artistë, jashtë kufijve të Ukrainës.

Historia e Rusisë e cila dhunshëm i detyron artistët në politikë "na ndiqni ose vdisni" ka një histori qindravjeçare, thotë dirigjenti finlandez-ukrainas Dalia Stasevska, shkruan gazeta finlandeze,(Helsingin Sanomat).

Regjimi rus përndjek në çdo hap aktivistët, gazetarët, artistët dhe drejtues të komunitetit!

Novelistja ukrainase, fituese e çmimeve, Victoria Amelina, vajton humbjen e dirigjentit të famshëm ukrainas.

Ne e dimë se regjimi rus është në gjah të aktivistëve, gazetarëve, artistëve drejtues të komunitetit dhe pas cilit do tjetër që është gati t'i rezistojë pushtimit.

(…) ne nuk mund të dëgjojmë për vrasje më brutale të një populli të zgjuar, të talentuar, dhe të guximshëm- faji i vetëm i të cilit është se janë ukrainas, thotë ajo!

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat