Grupi ”Karajfilat që ka Shkodra”, tradita 40 vjeçare vazhdon!

Muzikë

Grupi ”Karajfilat që ka Shkodra”, tradita 40 vjeçare vazhdon!

Nga: Qamil Gjyrezi Më: 26 tetor 2022 Në ora: 09:01
Grupi ”Karajfilat që ka Shkodra”

asion dhe transmetonin vlera qytetare dhe kulturore të Shkodrës.

Grupi "Karajfliat që ka Shkodra" në aktivitetet e tyre kanë bashkëpunuar në vite me kompozitorët shkodranë, si Zef Coba dhe Oleg Gjerga, të cilët kanë kompozuar këngë për këtë grup karakteristik.

Në vitin 1988 grupi "Karajfilat që ka Shkodra" janë vlerësuar me cmimin e parë në Festivalin e këngës qytetare në Shkodër me këngën e kompozitorit Oleg Gjerga, A don djalë një vajzë?

"Karajfliat që ka Shkodra" janë vlerësuar gjithashtu edhe me cmimin "Palokë Kurti" në vitin 2002-2003 në Festivalin e Këngës në Ebasan.

Në vitin 2016 grupi "Karajfilat që ka Shkodra" është vlerësuar me cmimin e III-të me këngën e kompozuar nga Oleg Gjerga me titull "Dashuria troket", kënduar nga këngëtarja Blerta Sinaj.

Grupi "Karajfliat që ka Shkodra" ka qenë i ftuar në TV Klan në vitin 2006 në spektaklin "Këngët e shekullit", i ftuar nga kompozitorët Adrian Hila dhe Shpëtim Saraci dhe ka kënduar këngë nga repertori i tij. Grupi ka organizuar gjithashtu regjistrime në koncertet e organizuara në "Teatrin Migjeni" në Shkodër.

Rikrijimi i grupit "Karajfilat që ka Shkodra" është realizuar në vitin 2013 me inisiativën e këngëtarit Arben Jubani dhe ish-këngëtarit të këtij grupi Bërhan Nehani dhe me mbështetjen e drejtuesit të muzikës kompozitorit Bardhyl Hysa

Grupi "Karajfilat që ka Shkodra" sot përbëhet nga Ruzhdi Ceka, Arben Jubani, Agron Grami, Fation Tanazi, Ademir Freksu, Glerdit Turmetaj, Eriger Cela, Ermis Piranaj, Ajdis Hasani dhe Arseldi Muca.

Të gjithë këta instrumentistë dhe këngëtarë kanë qenë nxënës në shkollën artistike "Prenkë Jakova" dhe kanë përfunduar studimet në Akademinë e arteve në Tiranë. Një pjesë e tyre janë profesorë dhe instrumentistë, por pasioni për muzikën i ka bërë sëbashku në këtë grup karakteristik që duhet të mbështetet në aktivitetet e tyre.

Në 40 vjetorin e krijimit të grupit "Karajfilat që ka Shkodra" këngëtari më i vjetër i këtij grupi Ruzhdi Ceka shprehet me shumë emocion: "Grupi Karajfilat që ka Shkodra duhet të ruhet përjetësisht deri sa të jetë Shkodra 2400 vjecare dhe kultura e saj e mrekullueshme.

Në këtë 40 vjetorë grupi "Krajfilat që ka Shkodra" duhet të mbështetet edhe financiarisht nga Bashkia e Shkodrës dhe të vlerësohet me titull nga Këshilli Bashkiak, për të ruajtur traditën e muzikës qytetare Shkodrane dhe vlerësuar kontributin e këtyre artistëve që është një pasuri lokale dhe kombëtare.

Mbas disa ditësh do të zhvilloj një aktivitet artistik në shkollën "Prenkë Jakova" me grupin "Krajfilat që ka Shkodra", që është simboli i artit dhe kulturës shkodrane, ku në 60 vite kanë përfunduar studimet për muzikë shumica e këtij grupi me vlera artistike dhe vokale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat