UDB-ja serbe e kishte kërkuar Dervish Shaqën,ndonëse i kishte rënë sy fryma e tij për kombin dhe atdheun.E donte Kosovën dhe Dukagjini me kullat prej guri dhe frengjitë,ishin bër kazerma të shpirtit kryengritës të shqiptarëve.
Sharkia dhe kënga e tij,ishin kushtrim për lirinë e Kosovës.Për të shpetuar nga dora vrastare e UDB-së serbe,Dervish Shaqa u ngjit në majat më të larta të bjeshkës për të hyrë në zemrën e Shqypnisë.
Ishte dimër dhe kënga e tij ,,Kur ta ktheva Kosovë shpinën/e lashë borë e gjeta dimën/,qudi se si regjimi i kohës nuk i pati rënë fije këngës së Dervish Shaqës(sic!).
Një shekull me sharki në dorë!Një shekull këngë epike për Kosovën e tij që kishte mall dhe shumë e deshti.Nuk u kthye për të gjallë për të parë burrat e Dukagjinit dhe odat e burrërisë,ku,nëpër kohë kishte kënduar në dasmat e gëzimeve dukagjinase...!
Dervish Shaqa na la trashëhgim këngën dhe melodinë e ,,pentagramit ,,të tij me shpirtin plot zjarr të kombit dhe të atdheut të tij shqiptar,të Kosovës heroike...!
Sharkia e tij ka ardhur në Kosovë!Ketë lajm e lexova përmes shkrimit të shkurtër të Blerim Avdullahut,djalit të mësuesit të veteranit të arsimit shqip në Drenicë,Shefqet Avdullahu nga katundi Zabel i Epërm i Drenicës.
Për fund do të ishte mirë që fofografitë,tekstët e këngëve folklorike,kostumet dhe sharkia e Dervish Shaqës të vendosën në Muzeun Kombëtar në Prishtinë!