Personazhi ynë quhet Arben Tahiri dhe jeton me familje në Gjermani, por me origjinë është nga Vushtria. Arbeni që kur ishte i vogël është marrë me muzikë duke qenë i ftuar kudo në gëzimet dhe ahengjet familjare, por ka 5 vjet siç tregon ai është thirrur në rrugën e Zotit dhe tashmë ai këndon vetëm ilahi.
Projekti më i ri është mjaft i bukur ardhur në muajin e shenjtë të Ramazanit, pasi ai thotë se e zbukuron këtë muaj, dhe mban titullin "Miliona njerëz " ku ka nisur të dëgjohet mjaft.
Siç na rrëfen Arbeni ai për këtë projekt është frymëzuar kur ka vizituar këtë xhami e vend të shenjtē, Umre e atë dashni e ka sjellë, e ku mësojmë se projekti është punuar nga Bajrush Berisha të cilin e falenderon, e teksti nga Gazmend Krasniqi ku gjithmonë kujdeset për tekstet e projekteve të tij.
Ndërsa, ilahia e parë e Arben Tahiri ka qenë një cover me titull "Malli për nënë" ku i kishte marrë leje Nisret Krasniqit.
Njëkohësisht ai ka edhe kanalin e tij në Youtube me emrin Arben Tahiri_ Official ku mund ta ndiqni e të shihni e dëgjoni çdo projekt të tij.BS