​RLIOF 4: Edukimi i publikut të së ardhmes

Muzikë

​RLIOF 4: Edukimi i publikut të së ardhmes

Më: 21 korrik 2024 Në ora: 12:08
​RLIOF 4

Në mini performancën në HyperActive, të organizuar nga RLIOF, fëmijët përjetuan magjinë e orkestrës.

Kjo është bërë me qëllim që ta nxisin dashurinë e tyre për artin.

Artisti Rame Lahaj tha se i kanë mbledhur fëmijët për ta takuar orkestrën prej së afërmi.

“Dje i mblodhëm fëmijët për ta takuar orkestrën prej së afërmi, me mundësinë që të luajnë së bashku... Por qysh në minutat e para ndodhi mrekullia kur fëmijët mishërohen me muzikantët, luajnë së bashku, ulen përballë njëri-tjetrit dhe dëgjojnë interpretimin e tyre me shumë ëndje për më shumë se 1 orë. Prania e diasporës na sjell gjithmonë lot gëzimi por buzëqeshja nuk mungon kurrë nga lumturia që fëmijët tanë, pavarësisht se ku rriten, gjatë verës takohen dhe luajnë së bashku në tokën e stërgjyshërve”, ka shkruar Lahaj.

Ai tha se askund e askujt nuk i duhet më shumë edukim, emancipim, infrastrukturë për artin dhe kulturën, si metodë më e duhur për t'i trajtuar traumat e vuajtjet që na kanë shoqëruar gjatë historisë.

“Ëndrra ime për një sallë adekuate koncertale dhe teatro aktive në gjithë Kosovën, është edhe më e madhe sesa ëndrra që kanë këta fëmijë për jetën dhe të ardhmen... Shihemi në koncertet tjera të RLIOF 4!”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat