Një shkrim i përzemërt dedikuar rrok grupit Elita 5

Muzikë

Një shkrim i përzemërt dedikuar rrok grupit Elita 5

Nga: Naim Kurtishi Më: 13 janar 2025 Në ora: 11:41
Autori Naim Kurtishi

Çelësi i jetëgjatësisë së grupit “Elita 5” është përkushtimi i madh në punë !Janë bërë mbi 30 vjet prej se ata kanë dalë në skenë, fillimisht duke performuar nëpër  mbrëmje rinore për t’u bërë më pas një grup i fuqishëm roku, një grup i konsoliduar që publikut shqiptar arriti t’i sjellë shumë albume muzikore me qindra hite që edhe sot e gjithë ditën dëgjohen, këndohen e performohen me ëndje vazhdimisht…!

Elita 5: Nëse drita ndriçon errësirën atëherë artisti është ai që flak shkëndinë e spektatorit!

Duke shkruar për ringjalljen tuaj të suksesit , arrij të zbuloj se arma, fuqia, formula e suksesit në jetë, në karrierë, është puna juaj  si grup  dhe dashuria. Me këtë arrij të zbuloj artin e vërtetë të jetës së bukur. Dashuria është aq e lartë dhe aq e thellë, sa që nuk është e lehtë të kuptohet. Të ketë një peshore që të matet, që të përkufizohet, është e pamundur. Çdo person i grupit : Ziberi ,Ibraimi, Idrizi,Mustafi ,Mujovi dhe Gashi është unikat në dashurinë e tij. Dashuria ndaj punës  është vullneti që nxit zhvillimin tuaj shpirtëror për të arritur pjekurinë, ose plotësimin e kërkesave të vetes dhe të publikut në mbar trojet shqiptare . Kështu plot mbi 30 vite me punë keni  arritur  edhe ringjalljen e suksesit.

 I nderuari Arif Ziberi vokalist i grupës Elita 5 ju po leni gjurmë mbi kujtesën e juaj për njerëz, sende, ngjarje, rrethana të bukura apo jo. Shpejtësia e tyre ndoshta të  vë në provën e së panjohurës, si një nga mrekullitë më të hatashme të natyrës. Sa më të thella të jenë njohjet, aq më të thella dhe të veçanta bëhen kujtimet. Por nuk janë vitet  ato që të bëjnë të vlerësuar dhe që të japin personalitet. Janë  veprat e juaja  të mira, bashkë me grupin (Elita 5) ,publikun qëndrimi korrekt me njerëzit, mirëkuptimi dhe respekti. Qëndrimi pason sjelljen si një mësim shumë i fuqishëm për jetën, ngulit tek kujtimet e juaja  personazhe, personalitete, portrete që të mbesin gjithmonë të pashlyer nga kujtesa e juaj. Sa më shumë i njihni njerëzit, veçanërisht në momente të vështira, aq më të thella janë dhe rrënjët e kujtesës. Nëse disa njerëz harrohen dhe kalojnë në jetën tuajë  si re mjegulle, të tjerë mbeten të fiksuar fort në kujtesë dhe bëhen të paharrueshëm. Kjo e dyta ndodh veçanërisht me njerëzit e punës : Mujovin,Ibraimin,Idrizin,Mustafin dhe Gashin, me ata që ndesheni me vështirësitë gjatë punës  dhe u jepni zgjidhje atyre, me ata që i shërbejnë drejtpërdrejtë vlerave të jetës dhe qëllimeve të larta njerëzore.

Çë të them për baladën e  titulluar ,,NATËN E MIRË "

Një thënie thotë.....

Të jesh artist do të thotë të sakrifikosh çdo gjë për artin. Të jesh artist, do të thotë ti kushtosh jetën tende muzikës. 

thuhet që nuk mund të ekzistojë një vepër e mirë, pa një interpretues të mirë, por para interpretuesit është dikush tjetër, është ai që përcakton gjithçka, është krijuesi, prandaj ka dhe këtë emër. Nexhat Mujovi -Wirusi ! (Elita 5).

 Ndër kompozitorët dhe orkestruesit më të shquar dhe aktivë të muzikës  shqiptare,vlerësuar vazhdimisht nga kritika për profesionalizmin dhe origjinalitetin në krijimtarinë e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat