'Nuk e dija nëse mund të ecja sërish', rrëfimi i një gruaje të dhunuar

Ndryshe

'Nuk e dija nëse mund të ecja sërish', rrëfimi i një gruaje të dhunuar

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 18:46
Beatrice

Një punonjëse e Kryqit Jeshil, ka ndarë në rrjete sociale dhunën që ka përjetuar nga ish-partenri.

“Më 4 qershor 2019 arrita në urgjencën e Poliklinikës në këtë gjendje. Ky është rezultat i 4 ditëve të rrahjes së pandërprerë, kudo ”. Me këto fjalë fillon historia e Beatrice-s, e cila ka vendosur t'ia besojë historinë e saj rrjeteve sociale, sepse ajo që i ndodhi asaj nuk duhet të ndodhë kurrë. Beatrice tregon dy foto të saj në Facebook: në të dytën ajo shfaqet e buzëqeshur e veshur me uniformën e Green Cross, në të parën ajo është në një shtrat spitali, me fytyrën e mbuluar me shenja të frikshme.

"Dhe të mendosh se në një nga ato mbrëmje unë dola në rrugë me këtë fytyrë: e tmerruar, pa telefon, pa syze për të parë, me" burrin" në krahun tim që më tërhiqte dhe më detyronte të shkoja në drejtim nga donte ai. Takuam shumë njerëz, por askush nuk u kthye. Askush nuk donte të shihte"- shkruan ajo.

Beatrice e denoncoi ish-partnerin. Katër ditë dhune rezultuan në mikrofraktura në kafkë dhe nofull, në daullen e veshit të majtë të shpuar, thyerje të hundës, dy brinjë të thyera në secilën anë, tre rruaza të thyera, frakturë të kyçit të këmbës. "Në momentin që u bë kjo foto, nuk dihej nëse do të mund të ecja sërish".
 
"Zoti më pa", shkruan Beatrice ,"më ndihmoi që unë të shpëtoja nga një ballkon në katin e dytë, të isha në gjendje të kërkoja ndihmë dhe të shërohesha nga gjithçka”.
 
Nëpërmjet historisë së saj, ajo synon të ndihmojë gratë që gjenden në të njejtën situatë. "Unë i besova një personi të sëmurë, një manipuluesi, e kisha zgjedhur si partnerin tim të jetës. Disa njerëz nuk mund t'i njohim asnjëherë apo të ndihemi të sigurt në lidhje me ta. Kurrë nuk do të ndalem duke ngritur zërin dhe duke treguar fytyrën time, sepse kjo nuk duhet të ndodhë më kurrë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat