Agjencia e ushqimit të Singaporit ka aprovuar mishin e “kultivuar” të pulës, të prodhuar nga kompania amerikane “Eat Just”.
Mish i krijuar në laborator pa vrarë asnjë kafshë do të dal në shitje për herë të parë
Autoritetet e Singaporit kanë autorizuar shitjen e këtij mishi të pulës që është krijuar duke përdorur qeliza nga muskujt e kafshëve
Kompania “Eat Just”, ka prodhuar këtë mish dhe e quan “të kulturuar” ose “të pastër” pasi që asnjë bagëti nuk masakrohet për të marrë këtë produkt.
Ata shpresojnë që të arrijnë të hapin rrugën për një të ardhme kur i gjithë mishi që konsumohet të jetë i prodhuar në këtë mënyrë.
Kjo nismë ka filluar si shkak i shqetësimeve për mirëqenien e kafshëve dhe ambientit.
Disa dhjetëra kompani kanë filluar të prodhojnë mish të krijuar në laborator, përfshirë mish të kuq, peshk dhe mish pule.
Ky produkt u gjykua nga Agjencia e ushqimit si produkt i sigurt për përdorim dhe se i arrin nivelet e duhura të përdorimit.
Disa restorante singaporiane gjithashtu planifikojnë që të përdorin vetëm këtë lloj të mishit në një të ardhme të afërt.
Meqenëse vetëdijesimi rreth keqtrajtimit të kafshëve është rritur, krijuesit shpresojnë që i gjithë konsumi i mishit së shpejti të mund të jetë i mbuluar nga prodhimi laboratorik.