Një varrezë makinash në Mbretërinë e Bashkuar ofron “recetën” më të mirë për të larguar të gjithë inatin dhe tensionin e vitit 2020, një ndër më të vështirët për historinë e njerëzimit, për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Mënyra më e mirë për ta bërë këtë, sipas “Scrap Car Comparison” është duke qëlluar drejt makinave, me armë ose edhe me tank, për më të inatosurit.
Të gjitha veturat janë në një varrezë makinash dhe për këtë arsye, kompania britanike ka vendosur t’i përdorë si tabela qitjeje, për ata që duan ta mbyllin me zhurmë vitin 2020.
?ENTER THE RAGE YARD?
— Scrap Car Comparison (@ScrapCarCompare) November 30, 2020
The ideal remedy to your 2020 related rage, get some ‘destruction therapy’ by trashing cars that were destined for the scrap heap with the help of a 56 tonne Chieftain battle tank. Find out more and enter here: https://t.co/ZBgmz9mJZR #mondaymotivation pic.twitter.com/V4MdFWKaCt
Për shkak të kërkesës së madhe dhe hapësirës së kufizuar, biletat për të kaluar ditën në varrezën e makinave shpërndahen me lotari.