Për shkak të shpenzimeve të mëdha në ndërtimin dhe pajisjen e shtëpisë, shumë shpesh nuk kemi mundësi t’i ofrojmë vetes një shtëpi
Prandaj arkitektët e studios ‘Artem Babayants Architects’ kanë vendosur të ofrojnë zgjidhje të pranueshme si për pronarët e ardhshëm, ashtu edhe për natyrën
E quajtur “House 30”, shtëpiza është ngritur nga toka 60 centimetra, ndërsa mbështetje i ofrojnë katër shtylla.

Falë ngritjes së tillë, shtëpiza ka ndikim minimal në ambientin e natyrës.
Shtëpiza përmban çdo gjë që është e domosdoshme për qëndrim ditor, ndërsa në hapësira të veçanta janë vendosur dhoma e gjumit dhe banja.
Dritaret e mëdha lirojnë mjaft dritë natyrore dhe u mundësojnë pronarëve të kënaqen me panoramën e rrethinës.
Si edhe një ndër përparësitë arkitektët theksojnë atë që shtëpiza mund të vendoset kudo në botë pa pasur nevojë për makina të rënda.
Ky projekt ka zënë vendin e parë në garën ndërkombëtare arkitektonike “Architecture, Construction & Design Awards 2020”, në kategorinë e shtëpive private, pastaj çmimi i dytë në konkursin “Global Future Design Awards 2019” dhe Çmimin Intern.


