Një grua ka gatuar një tortë në lartësi 180 cm të një infermiere dhe babagjyshit të krishtlindjeve duke u përqafuar si falënderim për stafin mjekësor që po rrezikojnë jetën për të shpëtuar jetë të tjera, shkruan “DailyMail”.
Rosie Dummer, 53 vjeçe. Kaloi dy javë duke e përgatitur këtë tortë që do të mund të ndahet në 1,200 racione.
Nënës së katër fëmijëve nga Mançester iu kërkua që të përgatiste këtë ëmbëlsirë për një program televiziv, dhe ajo dëshiroi të krijonte diçka si shenjë falënderimi për të gjithë mjekët dhe infermierët për punën e tyre të zellshme.
Ajo tha se e përfundoi tortën në kohë rekord, duke kaluar deri në 16 orë çdo ditë për dy javë, që të krijonte këtë ëmbëlsirë.
Ajo më pas e dërgoi ëmbëlsirën në spitalin mbretërorë të Bolton që ta hanë stafi.
Torta u emërtua “një përqafim për krishtlindje”. Shija e saj ishte çokollatë dhe portokall. Rosie tha se ishte shumë e lumtur se si doli në përfundim torta pasi që ajo kishte kaluar shumë netë pa gjumë për të përfunduar atë.