Një prodhues i pijes alkoolike xhin, është në kërkim të personave që duan t’i provojnë shijet e tyre të reja.
Kompania e tij ka shpallur konkurs nën kriteret që aplikuesit duhet të jenë mbi moshën 18 vjeç, të kenë një gotë, akull dhe tonik.
Aplikantët që zgjidhen për këtë konkurs, do të jenë ndër të parët që do të marrin në provë një numër xhinësh të llojeve të ndryshme, shkruan theindependent.
Kompania njofton se është në kërkim të dy provuesve të xhinit nga tetë rajonet e Anglisë.