Nikki Belton, një prej ideatorëve pas “The Naked Cleaning Company”, kompani e cila operon në Angli, dëshiron të përhapet globalisht.
Një kompani që ofron shërbime të pastrimit nudo, faturon rreth 100 euro për orë.
Kjo kompani tani dëshiron të përhapet globalisht, transmeton lajmi.net. Nikki Belton dhe Leanne Woolman e nisën kompaninë në fillim të këtij viti.
Firma ofron lloje të ndryshme të pastrimit duke filluar nga pastrimi duke veshur vetëm të brendshme, toples ose edhe plotësisht nudo.
Tani Nikki ka treguar se kompania ka për plan të filloj operimin globalisht së shpejti.
Ajo shprehet se gjithmonë ka pasur ëndërr të krijoj një biznes që mund ta zgjeroj vazhdimisht, dhe se tanimë veçse ka gjetur stafin për Amerikë, Kanada, Holandë dhe Australi.
Shërbimi caktohet përmes një sistemi të rezervimit, ku pastruesja dhe klienti të dy kanë një kontroll të të kaluarës kriminale paraprakisht.
Plani është që biznesi të filloj punën globalisht vitin tjetër.