Zbulohet një gen vendimtar në antitrupat njerëzorë dhe që mund të përdoret në vaksinën kundër koronavirusit. Ai është i pranishëm në 294 antitrupa të analizuar në institutin kalifornian Scripps.
Sipas të dhënave ai është një nga më të shpeshtët dhe arrin të përgjojë proteinën Spike e konsideruar si “arma kryesore” e SarsCoV2 e cila bën lidhjen e virusit me sipërfaqen e qelizave njerëzore. Studimi është botuar në revistën “Science” dhe premton të shpejtojë kërkimet për një vaksinë efektive kundër pandemisë Covid-19.
Optimizmi i studiuesve të koordinuar nga Yuan Meng, i Laboratorit të Scripps të Biologjisë Kompjuterike lidhet me faktin se për herë të parë është gjetur një element thelbësor për hulumtimin mbi vaksinën.