Për ata që besojnë tek fati, kjo është një histori që shërben për të shtuar besimin se ai është i parashkruar për të gjithë. Për të tjerët, më pak besimtarë, kjo është thjesht një kuriozitet. Nick dhe Aimee Maiden po pregatiteshin për dasmën e tyre në Mousehole, Kent, kur u ndeshën me një foto të vjetër.
Ushtaraku 26 vjecar dhe e fejuara e tij Aimee i zbuluan fotot ku shfaqeshin farer të vegjël duke parë së bashku albumet familjare në shtëpinë e gjyshërve të dhëndërit. Një seri prej gjashtë fotosh familjare në një varkë rëre që ai kishte gërmuar së bashku me motrën dhe dy kushërinj të tij.
Por pas tij, e lumtur, dukej pikërisht ajo, Aimee, duke ndërtuar një kështjellë rëre së bashku me babanë dhe motrën e saj.
Vajza dhe djali injoruan ekzistencën e njëri tjetrit. Por 20 vjet më pas fati i bashkoi në martesë.