Fenomeni i njohur si solstici dimëror shoqërohet çdo vit edhe nga i ashtuquajturi spektakli i parë astronomik që na jep qielli dimëror - afrimi mes Hënës dhe Jupiterit, i dukshëm në gjysmën e dytë të natës mes 21 dhe 22 dhjetorit.
Solstici është një fenomen që ndodh dy herë në vit, i shkaktuar nga pjerrësia e ndryshme e boshtit të rrotullimit të Tokës, në lidhje me planin e orbitës ku planeti ynë rrotullohet rreth Diellit.
Sipas kësaj lëvizjeje, në hemisferën tonë ylli ynë arrin pikën e tij të lartësisë maksimale në solsticin e verës në 21 ose 22 qershor, dhe pikën e lartësisë minimale në solsticin e dimrit, i cili këtë është sot, 21 dhjetor.
Sot do të përjetojmë edhe natën më të gjatë të vitit 2020.
Astronomët theksojnë se solstici dimëror është momenti kur Dielli, në lëvizjen e dukshme përgjatë kostelacionit të Zodiakut, arrin pozitën më jugore të ekuatorit qiellor, që është projektimi në qiellin e ekuatorit tokësor. Nga ky moment e më pas, Dielli fillon të ‘ringjitet’ drejt ekuatorit qiellor dhe orët e dritës rriten gradualisht derisa arrin kulmin pas 6 muajsh, në solsticin e verës. Për këtë arsye, që nga parahistoria, solsticit të dimrit i është atribuar kuptimi i shenjtë i trumfit të dritës mbi errësirën.
Duke nisur që nga kjo e hënë, pas disa ditëve me mot të qëndrueshëm e me diell, kushtet atmosferike do të ndryshojnë. Nga të dhënat e Shërbmit Meteorologjik Ushtarak, pritet që vendi ynë të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.
Deri në ditën e enjte në të gjithë territorin do të mbizotërojë moti i vranët, por hera-herës dhe në kohë afatshkurtër nuk do të mungojnë intervalet me diell. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht mesatare në formë shtrëngatash.