“Nëse mund të marrim ushqim nëpër rulotë që tregëtojnë në anë të rrugës, përse të mos bëjmë edhe një dush”. Quhet “Lava Mae” kompania që ka vendosur në rrugët e San Franciskos në SHBA(pa asnjë qëllimin fitimi) të parin autobuz që ofron një dush falas për të pastrehët. Kjo inisiativë u parapri nga një fushatë donacionesh ku u mblodhën plot 58 mijë dollarë.
Me fjalë të tjera, një autobuz i vjetër u rregullua dhe u përshtat si dush ndërsa tani lëviz në rrugët e qytetit si një ndihmë për të pastrehët.
Doniece Sandoval, president i shoqatës së thotë: “Ajo që po bëjmë është ofrim i higjenës sepse mendojmë që ka higjenën ka dinjitet dhe dinjiteti hap mundësi”.