Thea është 12-vjeçarja që këtë të shtunë planifikon të martohet me Geir të fejuarin e saj 37-vjeçar. Kjo histori ka shokuar jo pak njerëz në rrjetet sociale. Por ajo nuk është e vërtetë.
Gjithçka është pjesë e një fushate të shoqatës “Plan Internacional” lidhur me ndërgjegjësimin e opinionit publik për 39 mijë fëmijë që martohen çdo ditë në mënyrë të dhunshme.
“Besojmë se ku provokim është i fuqishëm për të demonstruar një realitet që është vërtetë provokues. Shpresojmë se njerëzit do të mobilizohen kundër martesave të fëmijëve" – thuhet në deklaratën e shoqatës.