Tiffany Dover, kryeinfermiere e spitalit në Chattanooga, ishte ndër të parat që mori vaksinën Pfizer kundër virusit korona, për çka edhe u zgjodh të flasë për këtë përvojë për media. Vetëm 17 minuta pasi mori ilaçin, ajo deklaroi para kamerës se ndihej e trullosur, dhe menjëherë pas kësaj i ra të fikët.
"Është me të vërtetë ... Më falni, po më merren mendët", tha Tiffany, të cilës për fat të mirë iu afruan nga kolegët për ta kapur në mënyrë që të mos lëndohej në rënie. Pas disa minutash, ajo erdhi përsëri në vete dhe shpjegoi se nuk ishte e pazakontë për të që t'i binte të fikët.
WATCH: Nurse passes out on live TV after taking vaccine in Chattanooga, Tennessee. Nurse Manager Tiffany Dover was okay and spoke again with local station WTVC, saying she has a condition where she often faints when she feels pain.
— Breaking911 (@Breaking911) December 18, 2020
“It’s common for me,” she said. pic.twitter.com/wqUhX577vc
"Ndihesha paksa e çorientuar, por tani jam mirë dhe dhimbja në krah më është zhdukur. Edhe më parë kisha marramendje posa të më lëndonte diçka, qoftë një kutikulë apo një goditje në gisht, menjëherë më bie të fikët ”, tha ajo.
Kolegët e saj më vonë pohuan se gjendja e saj nuk ishte nga reagimi negativ ndaj vaksinës Pfizer. Ky rast u përhap shpejt në rrjetet sociale dhe u bë viral. Miliona njerëz panë këtë ngjarje - anti-vaksinuesit u ëmbëlsuan sepse "doli se kishin të drejtë", dhe ata që dëshironin të vaksinoheshin tani dyshojnë nëse do të jenë vullnetarë.
Ajo që mbetet e paqartë është pse Tiffany u zgjodh të fliste para kamerës, nëse dihet se ka një problem marramendjeje. Sigurisht që nuk ishte një zgjedhje e mençur për të paraqitur vaksinën.