Ata thonë se kanë thyer rekordin e festave të mëparshme pasi që shitjet u rritën për 38% si pasojë e masave Covid-19.
Amazon ka bërë më shumë se 1.5 miliardë dërgesa rreth globit gjatë periudhës së krishtlindjeve, duke thyer rekord për vitin më të suksesshëm të kompanisë
Komapania e bazuar në Seattle ka deklaruar lajmin në një konferencë për media të hënën, duke u lavdëruar rreth rekordit që kanë thyer

“Ne kemi dërguar mbi 1.5 miliardë lodra, produkte shtëpiake, bukurie, të kujdesit personal dhe elektronike rreth gjithë botës gjatë kësaj feste”, tha zyra e raporteve publike e Amazon.
Numri i saktë i gjësendeve të dërguara nga Amazon është me gjasë më i lartë nëse përfshihen edhe kategoritë tjera.
Kompania nuk ka dhënë një shifër specifike të shitjeve, dhe nuk kanë dhënë datat e sakta mes të cilave janë bërë këto dërgesa por vetëm e ka quajtur “sezoni i festave”.
Në tetor, shefi gjeneral Jeff Bezos ka thënë se njerëzit kanë filluar herët këtë vit blerjet e krishtlindjeve, prandaj datat janë të paqarta.
Kompania në deklaratën e të hënës ka thënë se të ardhurat e kompanisë gjatë fundvitit janë rritur 50% në krahasim me vitin paraprak.
