Familja nga Bangladeshi kanë vështirësi vazhdimisht teksa kalojnë në aeroporte, gjatë votimit etj, si pasojë e mutacionit të rrallë gjenetik.
Një familje nga Bangladeshi nuk kanë shenja të gishtave si pasojë e një mutacioni të rrallë gjenetik, prej të cilit janë të prekur një numër shumë i vogël e njerëzve në të gjithë botë
Apu Sarker, 22 vjeç, dhe burrat e tjerë në familjen e tij të gjithë kanë një problem gjenetik që i lë gishtat e tyre plotësisht pa shenja të identifikimit
Edhe pse mospasja e shenjave të gishtave nuk është se ka qenë edhe aq problem për gjyshin e Sarker, nuk mund të thuhet njëjtë për gjeneratat e reja.
Shenjat e gishtërinjve përdoren tani për thuajse çdo gjë, e sidomos gjatë udhëtimeve përmes aeroportit.
Në Bangladesh, dhënia e shenjave të gishtave është e nevojshme në çdo hap të aplikimit për kartë identiteti, pasaportë apo patentë të shoferit. Babai i Sarker, Amal, është përballur me shumë vështirësi për të marrë këto dokumente.
Atij eventualisht iu dha një kartë identiteti, e cila është e nevojshme edhe për të votuar me mbishkrimin “No Fingerprint”(Pa shenja gishtash) të vulosur në të, dhe gjithashtu mundi të marrë pasaportë vetëm pasi morri certifikatë mjekësore që e vërteton gjendjen e tij.
Mirëpo frika e problemeve në aeroport e ka ndaluar atë nga përdorimi i pasaportës dhe ai nuk ka udhëtuar kurrë. Gjithashtu patenta e shoferit ka qenë e paarritshme për të.
Edhe blerja e një telefoni funksional është e vështirë për këtë familje, pasi që në vitin 2016, Bangladeshi vendosi ligjin ku për të blerë SIM kartelë telefoni, duhet të jepen shenjat e gishtave. Ata të gjithë përdorin një SIM kartelë të regjistruar në emër të nënës së Sarker.
Edhe në SHBA është një familje tjetër e regjistruar pa shenja të gishtave, në një familje prej 16 anëtarësh, 9 prej tyre nuk shenja të gishtave.
Janë vetëm disa familje të regjistruara në botë me këtë gjendje. Fatkeqësisht nuk është kuptuar akoma pse mund të shkaktohet ky problem gjenetik.