Të paktën dhjetë vetë janë plagosur dhe 12 janë zhdukur në fshatin norvegjez të Gjerdrum, 25 kilometra nga Oslo në rrëshqitjen e tokës që kapërdiu disa shtëpi.
Rreth 700 banorë u evakuuan menjëherë nga fshati, dhe një person u plagos rëndë.
Kryeministrja Erna Solberg tha se situata mbetet e paqëndrueshme dhe se vetëm helikopterët mund të afrohen në vendin e ngjarjes.
- Më dhemb kur shoh se si forcat natyrore e kanë rrënuar Gjerdrumin. Mendimet e mia janë me të gjithë të prekurit nga rrëshqitja - tha ajo. Rrëshqitja e tokës u shkaktua nga reshjet e mëdha të shiut dhe balta gëlltiti disa shtëpi.