Duket se edhe foshnjat e palindura ishin të nervozuara me vitin 2020, pasi një e tillë ia ngriti gishtin e mesëm, siç shihet në një fotografim sonografik.
Chelsea Furnival, nga Newport, Uells, tha se ajo dhe partneri i saj Adrian Witt “nuk mund t’iu besonin syve” kur panë fotografinë 4D të vajzës së tyre të palindur, gjatë skanimit të 2 janarit
Nëna 23 vjeçare shkoi për ta bërë fotografimin për t’u siguruar se foshnja e saj ishte mirë, pasi po e shqelmonte vazhdimisht barkun e saj, por pozita e foshnjës në mitër dëshmoi edhe një gjest interesant të saj.
Fotografia nga skanimi e shfaq foshnjën me sy mbyllur, por me gishtin e mesëm të ngritur lartë dhe pastër, që ta sheh e gjithë bota.