Dyshohej se në një fushë me baltë ishte varrosur një këmbë njeriu. Pas kërkimeve të thella policore “këmba e njeriut” rezultoi të ishte një patate.
Një grua në Gateshead u dërgoi oficerëve një fotografi në të cilën shihej sikur po dilte një gisht nga toka.
Por pasi kryen kërkimin në errësirë me qen të specializuar, oficerët zbuluan se ishte një patate me një kërpudhë që rritej ngjitur me të.
Policia e vlerësoi gruan për “vigjilencën” e saj dhe tha se thirrja ishte bërë me “mirëbesim”.
Policia e Northumbria tha se fotografia, e dërguar ditën e martë në momentin kur gruaja ishte kthyer në shtëpi nga shëtitja e saj në zonën Winlaton, “tregonte atë që dukej se ishte një këmbë njeriu“.