Ken është Barbie tani.
Rodrigo Alves, tani ka ndërruar emrin në Jessica Alves. Ajo ka qenë e quajtur kukulla Ken njeri, pasi që kishte ndërmarrë me dhjetëra operacione plastike që të dukej si kukulla Ken.
Mirëpo me sa duket, ai nuk ishte i kënaqur më me këto ndryshime në dukjen e vetë, dhe vendosi që të bëhej femër. Ajo tani pas një viti operacione plastike është plotësisht femër, si në seks, edhe në gjini.
37 vjeçja shpenzoi rreth 80 mijë euro në operacione plastike për tu kthyer në femër, dhe tregon se ajo tani dëshiron të ketë një foshnjë.
Vjet, ajo tregoi për ndryshimin që kishte ndërmarrë dhe u zhduk për një kohë nga aktiviteti në rrjete sociale, por tani ajo ka postuar një fotografi pa makijazh, për të treguar se nuk është vetëm makijazhi që e bënë femër, por ajo është plotësisht femër tani.
Jessica thotë se është e lumtur dhe e lirë sepse më në fund është vetja. Me sa duket edhe fansat e saj janë shumë përkrahës për ndryshimin e saj.
Ajo vendosi që pas ndryshimit të emrit në Jessica, të ndryshoj edhe identifikimin e saj si Ken në Barbie. Vitet e fundit duket të jetë bërë trendi i ri kjo dukja e kukullës Barbie.